Tv Klan – Reuters, reportazh për Piramidën e Tiranës

Brenda nje harku prej disa ditësh, Shqipëria ka tërhequr sërish vëmendjen e Agjencisë ndërkombëtare të Lajmeve Reuters. Në qendër të interesit është sërish turizmi, që këtë vit po përjeton një bum të vërtetë.  Por në fokus të reuters kësaj here nuk janë plazhet me ujë të kristalt dhe as pejsazhet mahnitëse që ofron natyra shqiptare, por trashëgimia e hidhur komuniste e cila gjithashtu vijon të jetë mjaft tërheqëse për të huaj.

Dhe padyshim kur flitet për komunizmin, piramida apo ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha përbën objektin më interesant dhe nga më të vizituarit nga turistët.

“Po shoh që në Tiranë  ka shumë ndërtesa të vjetra që i përkasin kohës së regjimit komunist, por ka edhe shumë ndërtesa të reja dhe mjaft interesante. Me të vërtetë, jam shumë e  befasuar. Më pëlqen ky qytet do t’u tregoj miqve të mi  për këtë vend.”

Leon Cika, ish-fotograf i muzeut tregon për reuters sesi ndërtesa e projektuar nga arkitektë të njohur të kohës si simbol i forcës së regjimit komunist u kthye edhe në simbol të rënies së tij.

“Një zyrtar i lartë komunist m’u afrua dhe më tha: “Sot është dita e fundit për të bërë çdo porosi për blerjet e nevojshme derisa të përfundojë muzeu, pasi nuk do të kemi fonde për shpenzime shtesë; arka e shtetit është bosh”. Në atë moment kuptova se ky muze shënoi kapitullin e fundit të komunizmit dhe siç doli, jo shumë kohë pas përfundimit të muzeut, komunizmi ra.”

E stolisur dikur me foto dhe sende personale të ish-diktatorit komunist, struktura 21 metra e larte i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë për t’u kthyer në qendrën më të madhe të teknologjisë dhe programimit në rajon.

“Ishte një arkitekturë ndryshe nga të tjerat. Duke dalë nga kapja e një regjimi totalitar, ajo kishte vlera të brendshme përtej kësaj. Megjithatë, nga ana tjetër, qëllimi fillestar ishte krijimi i një muzeu ose mauzoleu. Kjo i shtyu njerëzit të bërtisnin për heqja e simbolit të vetëm të mbetur nga periudha  e komunizmit”.

E ndërsa bëhet gati të presë këtë vjeshtë nxënësit e parë që do të mësojnë në teknologji, piramida është kthyer në një magnet për vizitorët, të cilët shfaqin interes jo vetëm për historinë që ajo përcjell, por edhe për arkitekturën e veccantë, të frymëzuar nga pimarimidat e Egjiptit.

Piramida përfundoi në vitin 1988 dhe pas rënies së regjimit është përdorur si qendër kulturore, ambiente televizive, lokale dhe si një platformë rëshqitëse për fëmijë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

The Pulse of Washington D.C.

© 21st Century RTVX News