Top News/ Dritëhijet e paktit Rama-Meloni/ ‘The Guardian’: Kritika ligjore dhe humanitare për ujdinë

Marrëveshja Rama – Meloni për krijimin e qëndrave të pritjes së emigrantëve në Shëngjin, po haset me kritika nga ekspertë ndërkombëtarë të emigrcionit dhe parlamentarë. Prestigjozia ‘The Guardian’ i ka dedikuar një artikull të veçantë, të gjitha dritëhijeve të paktit mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në artikull thuhet se marrëveshja, të cilën shumë e kanë krahasuar me paktin e Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, paraqet disa vështirësi ligjore. Që Italia të ushtrojë juridiksionin e saj në Shqipëri, Tiranës do t’i duhej t’i dorëzonte Romës një pjesë të territorit të saj.
Gjatë një sërë takimesh në parlamentin italian midis ekspertëve të emigracionit dhe parlamentarëve, disa studiues kanë vënë në dukje se është praktikisht e pamundur të sigurohet i njëjti standard i të drejtave të azilit në një vend të huaj.
Médecins Sans Frontières deklaroi se marrëveshja shkon “një hap përtej” marrëveshjeve të mëparshme midis vendeve të BE-së dhe shteteve joanëtare si Turqia, Libia dhe Tunizia. “Qëllimi nuk është më vetëm të dekurajohet emigracioni i paligjshëm, por të parandalohen në mënyrë aktive njerëzit që të ikin dhe personat që shpëtojnë në det të kenë akses të sigurt dhe të shpejtë në territorin evropian.
Roma ka thënë gjithashtu se marrëveshja mund të përsëritet në pjesë të tjera të Evropës. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç , ka paralajmëruar se kjo mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Ajo tha: “Zhvendosja e përgjegjësisë përtej kufijve, nxit vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë, gjë që rrezikon të krijojë një efekt domino që mund të minojë sistemin evropian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare”.
Në këmbim të mbështetjes së kryeministrit Edi Rama për migracionin, Meloni ka thënë se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbështetur hyrjen e Shqipërisë në BE. Më shumë se 2,500 njerëz humbën jetën ose u zhdukën në vitin 2023 ndërsa përpiqeshin të kalonin nga Afrika e Veriut për të arritur në Evropë .

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Pakti#Rama#Meloni

The Pulse of Washington D.C.

© 21st Century RTVX News